Kryeministri Kurti uron qytetarët për festën e Fitër Bajramit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar qytetarët e Kosovës për festën e Fitër Bajramit. Kurti në një postim në Facebook shkruan se mëshira e mirësia le të jenë normë e përditshme për të gjithë, ndaj të gjithëve.

“Për hajër Fitër Bajrami!

Lutjet gjatë muajit të Ramazanit, le të bëhen urimet më të përzemërta për familjet, miqtë dhe të dashurit tuaj në këtë ditë të Bajramit.

Kufizimet e përjetuara, le të bëhen ndërgjegjësim shtesë gjatë gjithë vitit për të mirat që kemi dhe të tjerët që kanë më pak. E mëshira dhe mirësia, le të mbeten normë e përditshme për të gjithë, ndaj të gjithëve. Me urimin që agjërimi dhe lutjet t’ju jenë pranuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë gëzimi dhe mbarësi përherë”, shkruan kryeministri Kurti.

Share This Article