Kryeministri maqedonas komenton zërat për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

​Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka komentuar zërat për një shkëmbim të mundshëm territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të një marrëveshjeje përfundimtare për paqe mes dy vendeve.

Ai ka thënë për “N1” se Maqedonia do “një zgjidhje pozitive ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Zaev ka deklaruar se kjo zgjidhje duhet të sjellë “paqe të qëndrueshme, zhvillim dhe progres drejt Bashkimit Evropian”.

“Ne nuk e dimë se çfarë po negociojnë ata, ne vetëm po dëgjojmë”, është shprehur ai, duke iu referuar zërave për shkëmbim territoresh.

Zaev ka thënë se vetë ka qenë i përfshirë në një “proces të vështirë negociatash me Greqinë”, dhe se e di se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi, “nuk e kanë të lehtë”.

Kryeministri maqedonas ka inkurajuar dy presidentët që “të gjejnë një zgjidhje”. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply