Kryeministri polak e cilëson Putinin më të rrezikshëm se Hitleri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, e cilësoi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, si “më të rrezikshëm se Adolf Hitler dhe Joseph Stalin”.

Në një intervistë për gazetën Daily Telegraph, Morawiecki i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar rreth “ideologjisë monstruoze” të liderit rus.

“Putin nuk është as Hitleri as Stalini. Fatkeqësisht ai është më i rrezikshëm. Putin jo vetëm që disponon armë vdekjeprurëse nën urdhrin e tij, por ai përdor edhe mediat për të përhapur propagandën e tij” deklaroi Morawiecki.

Ideologjia e Putinit “Russkiy Mir” (Paqja Ruse) përbën një kërcënim vdekjeprurës për të gjithë Evropën theksoi Morawiecki, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të fokusohet menjëherë në shpëtimin e Ukrainës nga ndikimi i Putinit.

Krahas kësaj Morawiecki ftoi aleatët e Ukrainës që të bëjnë më shumë se sa sigurimi i mbështetjes ushtarake.

Share This Article