Kryeministri Rama mbërrin për vizitë në Greqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në lidhje me vizitën, në rrjetet sociale Rama ka shkruar se diskutimet do të fokusohen në çështjet që lidhen me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe marrëdhëniet mes dy vendeve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Greqi në kuadër të një vizite pune, ndërkohë ai do të takohet me zyrtarë të lartë të vendit.

Në lidhje me vizitën, në rrjetet sociale Rama ka shkruar se diskutimet do të fokusohen në çështjet që lidhen me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Në Athinë për një drekë pune me kryeministrin Mitsotakis për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër COVID-19, forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të rajonit tonë”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se mes dy vendeve është ende e hapur çështja e kufizimit të zonave detare, pasi negociatat e disa viteve më parë nuk prodhuan marrëveshje.

Shqipëria konfirmoi në tetor të vitit të kaluar se është dakorduar me Greqinë që t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e kufizimit të zonave detare mes dy vendeve.

Share This Article