Kryeministri Rama në Elbasan, PD nuk e pret me protesta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Elbasan, për të pritur Ditën e Verës në këtë qytet.

Shefi i qeverisë do t’u bashkohet aktiviteteve të organizuara nga pushteti lokal për këtë festë simbolike të qytetit.

Udhëtimi dhe mbërritja e tij ka kaluar e qetë. Dega e PD-së në Elbasan ka lajmëruar se nuk do të ketë protesta në këto dy ditë për të respektuar dhe festimet, por ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës së 16 marsit në Tiranë.

Më herët ishte raportuar se mbrëmjen e kësaj të mërkure kryeministri do të mblidhte në një darkë pune ministrat, kryesinë e Partisë Socialiste dhe deputetët./Ora News/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply