Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Kroaci ka ku nënshkruar dy marrëveshje.
Kreu i qeverisë nënshkroi marrëveshje me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë
për njohjen reciproke të kontributeve të sigurimeve shoqërore.
“Kroacia iu shtua sot listës së shteteve me të cilat Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për njohjen reciproke të kontributeve të sigurimeve shoqërore, në mënyrë që qytetarët shqiptarë, kudo ku ata jetojnë e punojnë të mos humbasin asnjë ditë pune për përfitimin e pensionit.
Dje nisi zbatimin marrëveshja e njohjes reciproke të kontributeve me Zvicrën, ndërsa shumë shpejt pritet finalizimi i marrëveshjes së shumëpritur me Italinë, nga e cila pritet të përfitojnë mijëra qytetarë shqiptarë”, njofton Rama.
Gjithashtu u nënshkruar edhe një marrëveshje me Ministrinë kroate të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
“Plan Bashkëpunimi midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kroacisë në Fushën e Shëndetit dhe Mjekësisë për vitet 2024-2026”, informon Rama.