Nesër do të nisë vaksinimi anti-covid-19 në Shqipëri. Lajmin e mirë e ka dhënë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një postim në Facebook.
“Nesër nisim vaksinimin antiCovid19” njoftoi kreu i qeverisë shqiptare. Procesi i vaksinimit do të bëhet në ambientet e stadiumi “Air Albania” që është bërë gati prej disa ditësh.
Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës nga “Pfizer”. Sasitë e siguruara në marrëveshjen e përfunduar, do të mbërrijnë në Shqipëri në tre faza të ndryshme.
Në datë 1 janar Edi Rama tha se 10750 dozat e para do të mbërrinin në Shqipëri në fillim të javës së tretë të Janarit, por procesi është përshpejtuar.
Ndërkohë që 30250 doza të tjera do vijnë në shkurt dhe të tjerat me radhë muaj pas muaji në bazë të planit të vaksinimit.