Qytetarë dhe mbështetës të opozitës, e kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama në Sarandë.
Dhjetëra persona janë grumbulluar në pedonalen e qytetit, ndërsa pritet që kryeministri Rama të prezantojë kandidatin për kryetar bashkie, Adrian Gurma.
Në pedonalen e qytetit ka edhe prezencë të forcave të policisë./Ora News/