Kryeministri Rama publikon videon ku 39-vjeçarja lufton me COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka publikuar të premten në darkë një video tjetër sensibilizuese.

“39 vjeç në Londër. Shikojeni dhe dilni xhiro nesër se do jetë kohë e bukur”,- theksoi kryeministri.

Tara Jane Langstone është një paciente që po vuan nga COVID 19. Ajo i bën thirrje të gjthëve të mos ndërmarrin risqe. “Kushdo që kërkon të marrë ndonjë risk të më shohë mua. Jam në repartin e terapisë intensive. Nuk mund të marr frymë pa aparat. Atyre iu është dashur të fusin këto tuba në arteriet e mia. Kam një vigon këtu, një tjetër vigon dhe katater. Tani jam 10 herë më mirë se çfarë isha qëparë. Nuk e di më, kam humbur edhe sensin e kohës. Kushdo është duhanpirës, hidhni poshtë ato cigaret. Ju them tani se ju duhen ato dreq mushkëri dhe ju lutem askush nga ju nuk duhet të ndërmarrë risqe, e kam seriozisht sepse pastaj bëhesh shumë keq dhe përfundon këtu.  Ju faleminderit për mesazhet e bukura, i vlerësoj shumë. Trupi im po lufton, nuk kam parë Riçardin dhe vajzat e mia prej së premtes. Unë jam duke luftuar. Edhe njëherë mos ndërmerrni risqe”,- tha Tara jane Langston.

Share This Article