Kryeministri Rama sot në Turqi, kryeson me Erdogan takimin e parë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik! Pritet firmosja e disa marrëveshjeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

TURQI– Me ftesë të presidentit turk Erdogan, kryeministri Edi Rama do të jetë sot në një vizitë në Turqi. Kreu i qeverisë dhe presidenti Recep Tayyip Erdoğan do të kryesojnë takimin e parë të këshillit të bashkëpunimit strategjik shqiperi- turqi që u krijua më 6 janar 2021.

Presidenca turke ka dhënë detaje nga kjo mbledhje e parë, duke thënë se do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Shqipëri dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

Diskutimet kryesore mes Ramës dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan do të jenë rreth zhvillimeve ndërkombëtare veçanërisht ato në Ballkan sa i takon ruajtjes së paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon.

Në kuadër të takimit është planifikuar edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve që do të japin kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet Turqi-Shqipëri.

Share This Article