Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka arritur sot në Athinë në një vizitë zyrtare, pas saj që kreu në Ankara.
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, përmes një postimi në Twitter, zbulon detaje nga takimi i zhvilluar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
“Me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama ne diskutuam marrëdhëniet bilaterale, perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe zhvillimet më të fundit në rajon”, shkruan kryediplomati grek.





