Kryeministri rumun nën presion, gjashtë ministra të qeverisë kanë dhënë dorëheqjen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri rumun Florin Kicu është nën presion për të dhënë dorëheqjen kur gjashtë ministra të njërës prej partive në pushtet në vend, USR-Plus, dhanë dorëheqjen të hënën (6 shtator), duke i kërkuar atij që të japë dorëheqjen si kreu koalicionit.

Blloku më i madh opozitar i vendit, Partia Social Demokratike (PSD), ndërkohë, ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme për t’i dhënë fund ngërçit politik.

“Kryeministri Kicu e prishi këtë koalicion. Ne nuk mund të vazhdojmë më me këtë”, u tha gazetarëve bashkë-presidenti i USR-Plus, Dan Barna.

Ai deklaroi se USR-Plus është gati të qëndrojë në koalicion nëse Liberalët (PNL) caktojnë një person të ri për të formuar qeverinë.

Por Kicu u tha gazetarëve se së pari duhet parë dorëheqjet e ministrave.

“Tani për tani, ka vetëm deklarata. Ata po sillen si fëmijë të llastuar”, shtoi ai.

Qeveria rumune, e formuar në dhjetor, përbëhet nga tre parti të qendrës së djathtë, Liberalet, USR-Plus dhe partia e pakicës hungareze UDMR.

Pakënaqësia me kryeministrin arriti kulmin në vendimin e tij të fundit për të paguar dhjetë miliardë euro për qeveritë vendore për modernizimin e infrastrukturës. USR-Plus refuzoi projektin, duke e konsideruar atë një “thithje” të fondeve publike. 

Share This Article