Kryeministri rus me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri rus Mikhail Mishustin është i nfektuar me koronavirus.

Këtë Kryeministri ia bëri të ditur presidentit Vladimir Putin nëpërmjet TV rus.

“I nderuar zoti Putin, është bërë e ditur që testet e mia për koronavirus rezultuan pozitive,” tha Mishustin.

Ai më pas tha se duhet të izolohet dhe të respektojë recetat e mjekut.

Presidenti Putin i uroi atij një shërim të shpejtë.

“Ajo që po ju ndodh, mund t’i ndodhë kujtdo, dhe unë gjithmonë e kam thënë këtë”, tha ai.

“Ju jeni një person shumë aktiv. Do të doja t’ju falënderoja për punën që është bërë deri më tani.” – ka përfunduar Putin. (BBC)

Share This Article