Kryeministri sllovak paralajmëron dorëheqje pas skandalit me vaksinat ruse

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Sllovakisë, Igor Matoviq, ka bërë me dije se do të jep dorëheqje pas një skandali të shkaktuar për një marrëveshje të fshehtë për blerjen e vaksinës ruse, Sputnik V.

Gjashtë anëtare të kabinetit të tij kanë dhënë dorëheqje deri tani ndërsa Matoviq tha se kishte propozuar shkëmbimin e posteve me ministrin e Financave, ku do hapte bisedimet me partnerët e koalicionit për një qeveri të re.

Ai ka bërë me dije se do takohet me presidenten Zuzana Caputova për konsultime, shkruan euroneës.

Sllovakia zyrtare kishte bërë një marrëveshje të fshehtë për sigurimin e disa dozave të vaksinës Sputnik V, vaksinë kjo që nuk është miratuar nga Bashkimi Evropian, në të cilin bën pjesë edhe Sllovakia.

Share This Article