Kryeministri Spanjoll: Shpërthimi i koronavirusit është nën kontroll

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shpërthimi i koronavirusit është nën kontroll nga autoritetet spanjolle, deklaroi kryeministri, Pedro Sanchez, duke përmendur shifrat e fundit të rasteve të infektuara.

Numri i përgjithshëm i rasteve u rrit me 6000, për të arritur në 152000, njoftoi ministria e Shëndetësisë, disa ditë pasi shkalla e rasteve të infektuara mbeti e qëndrueshme.

Që nga e mërkura, 683 persona kanë humbur jetën nga Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 15 238. Kjo shifër është pak më e ulët se 757 regjistruar një ditë më parë.

Sanchez deklaroi se gjendja e jashtëzakonshme, e është krijuar që nga 15 marsi, ndihmoi në frenimin e përhapjes së virusit.

Share This Article