Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez viziton nesër Tiranën. Sanchez do të pritet në një ceremoni zyrtare para kryeministrisë rreth orës 9, ndërsa orën 11:00 kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij spanjoll do të mbajnë një konferencë e përbashkët për shtyp.
Vizita e kryeministri spanjoll në Shqipëri bëhet në kuadër të turneut që Pedro Sanchez po zhvillon ne Ballkanin Perëndimor.
Turi nisi me Serbinë, ndërsa do të vijojë me Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën dhe Maqedoninë Veriut, dhe parashikohet të jetë aktiviteti i tij i fundit ndërkombëtar përpara pushimeve verore.
Më 26 qershor, gjatë një takimi të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, Sánchez zgjodhi të “riaktivizojë, ringjallë dhe rigjallërojë procesin e zgjerimit” për vendete Ballkanit Perëndimor.
Sanchez ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të Spanjës me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ka mbajtur takime me shumicën e liderëve të saj për të adresuar më tej pritshmëritë e tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian.