Kryeministri takohet me prijësit fetarë, diskutohet gjendja me pandeminë Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosoës, Avdullah Hoti, është takuar me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, dhe Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. Hoti i ka falënderuar të dy për rolin e tyre në parandalimin e përhapjes së pandemisë.

“Sot i takova prijësit fetarë, kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), z. Naim Tërnava, dhe Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjin, me të cilët bisedova për gjendjen e përgjithshme në vend, veçmas për pasojat e pandemisë Covid 19 dhe për pakon e rimëkëmbjes ekonomike.”, ka thënë ai.

“I falënderova për rolin e tyre dhe të bashkësive të tjera fetare, për bashkëjetesë dhe harmoni ndërmjet besimeve të ndryshme, ndërsa i vlerësoj jashtëzakonisht shumë për angazhimin për respektimin e masave të kufizimit të lëvizjes dhe të ceremonive fetare, të cilat janë ndërmarrë si kusht i domosdoshëm për ruajtjen e jetës së qytetarëve nga pandemia Covid 19.”, shton ai. 

Share This Article