Kryeministri Zoran Zaev, sot në konferencë për shtyp, ka kërkuar që sa më shpejtë të organizohen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
Kjo vjen pas mosfillimit të negociatave me BE-në, ku Franca refuzoi dhënien e datës në Samitin e fundit në Bruksel.
“Para dy dite Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Ky është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Ky është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”, tha mes tjerash Zaev.