Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër nga homologia e tij nga Mbretëria e Bashkuar Liz Truss, si përgjigje në urimin e dërguar me rastin e emërimit të saj.
“Mbretëria e Bashkuar ishte krenare për ndihmën dhënë Kosovës në sigurimin e pavarësisë së saj, dhe që ishte vendi i parë që njohu formalisht pavarësinë e saj në vitin 2008, ka shkruar më tej ajo”, ka shkruar Truss.
Në letër thuhet se Britania do të vazhdoj ta përcjellë Kosovën me interes të madh, “ndërsa ecni përpara me procesin tuaj të reformës”.
Truss ka falënderuar kryeministrin Kurti për letër urimin e dërguar më 6 shtator, si dhe për ngushëllimet pas ndarjes nga jeta të Madhërisë së saj të ndjerë, Mbretëreshës Elizabetë II.
Ajo po ashtu ka shprehur kënaqësinë për dy takimet me kryeministrin Kurti gjatë këtij viti, kur ishte Sekretare e Jashtme.
“Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë qartazi në një linjë në shumë fusha dhe ka mundësi të mëdha që dy vendet tona të punojnë së bashku edhe për më së afërmi”.
Ndërkaq Kurti nw letrwn e tij drejtuar Truss, thuhet se Mbretëria e Bashkuar zë një vend të veçantë në zemrat dhe mendjet e popullit të Kosovës, “sepse ju na mbështetët në luftën tonë çlirimtare kundër një regjimi gjenocidal”.
“Nuk do të harrojmë kurrë; dhe u jemi përgjithmonë mirënjohës”, thuhet nw letrwn e Kurtit dwrguar Truss.
“Kryeministre, kam nderin të ju mirëpres në Kosovë në mundësinë e parë që është e përshtatshme për ju. Ju lutem, pranoni urimet e mia më të përzemërta dhe konsideratën time më të lartë ndërsa merrni këtë rol vendimtar në këto kohë sfiduese”.