Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërriti në Vlorë, u prit në port nga Rama

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka mbërritur në Vlorë pasditen e kësaj të hënë (14 gusht), sëbashku me familjen e saj, ndërsa është pritur në port nga vetë kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama dhe punonjës të konsullatës italiane.

Shefja e qeverisë italiane e kaloi Adriatikun me traget, ndërsa vizita në Vlorë vjen me ftesë të kryeministrit Edi Rama.

Meloni dhe kryeministri Rama kanë zhvilluar edhe një takim në rezidencën qeveritare.

Qëndrimi i Melonit në Vlorë do të zgjasë dy ditë, ndërsa më pas do të kthehet në Ceglie Messapica, një qytet në Pulia ku po kalon pushimet me bashkëshortin, Andrea Giambruno dhe vajzën Ginevra.

Kryeministrja Meloni është italiania me pozitën më të lartë shtetërore që vjen në Shqipëri në këtë sezon veror, duke iu shtuar gati gjysmë milion bashkëkombësve të saj, të cilët kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë për pushime apo biznes.

Share This Article