Kryeminstri çek sulmohet me vezë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri çek Andrej Babis është bërë objekt i një sulmi me vezë gjatë paraqitjes së tij publike si pjesë e fushatës zgjedhore.

Incidenti ndodhi të shtunën (7 gusht) në qytetin e tij të lindjes Prouhonise, jo shumë larg Pragës, njofton agjencia publike e lajmeve çeke KTK.

Siç shihet dhe në video truprojat e kreut të qeverisë pas incidentit e çuan në një kafene që ndodhej aty pranë.

Babis i tha rrjetit çek CNN  se ata që e sulmuan ishin kundër masave të qeverisë për të frenuar pandeminë e koronavirusit të ri.

 “Unë u godita në kokë , ndërsa  një grua e re u godit nga një gotë birrë.”. u shpreh Babis.

Para se të shfaqej kryeministri çek, kritikët e tij kishin pikturuar qindra kryqe të bardhë në rrugë për të përkujtuar 30,300 viktimat e pandemisë së koronavirusit në Republikën Çeke.

Sidoqoftë, një sondazh tregon se partia ANO e Babis është para me 26%, krahasuar me 21.5% të aleancës liberale-konservatore SPOLU.

Zgjedhjet në Republikën Çeke do të mbahen në tetor .

Share This Article