Kryengritësit afgan thonë se kanë vrarë mbi 700 talibanë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Panxhshiri është provinca e fundit afgane në verilindje të Kabulit e cila ende nuk ka rënë në dorën e Talibanit. Atje vepron një forcë kryengritëse e cila po i reziston regjimit të ri, por epërsia talibane në aspektin luftarak pritet ta vërë edhe atë së shpejti nën kontroll.

Talibani vijoi edhe të dielën ofensivën e armatosur në vatrën e fundit të rezistencës afgane, në Luginën e Panxhshirit.

Forcat talibane avancuan por mbulimi i territorit me mina ngadalësoi operacionet nga toka.

Raportohet se mbi 700 talibanë u vranë ditën e shtunë në provincën verilindore të Afganistanit , duke pasur si avantazh malet e shumta të zonës, dhe më shumë se 1 mijë të tjerë u kapën rob ose iu dorëzuan vetë kryengritësve.

Talibani informon se janë më të mëdha dëmet në palën tjetër e cila nuk do të mund ta konkurrojë dot në aspektin luftarak.

Amrullah Saleh, ish-zv.presidenti i Afganistanit i cili udhëheq tani frontin e rezistencës në rajon deklaroi se sido të vijë situata, ka zgjedhur të japë jetën para se t’i dorëzohet pushtuesve të rinj.

Saleh gjithashtu i bëri thirrje OKB-së të ndërhyjë për një zgjidhje politike pasi rajoni i Panxhshirit gjendet përballë krizës humanitare për shkak të bllokadës ekonomike dhe bllokimit të rrjetit të telekomunikimit.

Luftëtarët e Panxshirit i kanë rezistuar regjimit taliban edhe në vitet 1996-2001 kur morën pushtetin për herë të parë dhe kanë luftuar më herët kundër pushtimit sovjetik në vend.

Kryengritësit mësohet se negociuan këto ditë me talibanët por këta të fundit i konsideruan të paarsyeshme kërkesat e rebelëve, që përfshinin 30 për qind pjesëmarrje në qeverinë e re, koordinim për emërimin e zyrtarëve dhe mbajtjen e armatimeve ushtarake që disponojnë.

Share This Article