Kryeparlamentari Konjufca vlerëson lart mbështetjen e Sllovenisë për Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj, me të cilin diskutoi për raportet e mira që të dy vendet kanë ndërtuar ndër vite, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Ambasadori Bertoncelj i përcolli kryeparlamentarit Konjufca urimet e homologut të tij slloven, Dejan Židan, me rastin e zgjedhjes në krye të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Konjufca vlerësoi lart mbështetjen e Sllovenisë për Kosovën në të gjitha proceset, ndërsa përkrahjen për Kuvendin e saj e konsideroi të një rëndësie të veçantë.

Ai tha se nëpërmjet kësaj mbështetjeje, Kuvendi ka arritur të avancojë kapacitetet në shumë aspekte të punës së tij, ndërsa theksoi nevojën që bashkëpunimi midis dy parlamenteve të forcohet edhe më tej në të ardhmen.

Share This Article