Kryeparlamentari Xhaferi takon presidentin Pendarovski

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeparlamentari Talat Xhaferi realizoi takimin e parë me Presidentin Stevo Pendarovski pas marrjes së funksionit dhe vendosjes në vilën presidenciale.

Në komunikatën e përbashkët thuhet se në takim “…së bashku konstatuan se me rëndësi kyçe është që të gjithë institucionet relevante në shtet, përfshirë edhe të gjithë aktorët që janë pjesë e jetës qytetare në vend, në periudhën e ardhshme t’i adresojnë kapacitete e plota dhe potencialin në realizimin e hapit të ardhshëm të rëndësishëm për integrimin e Republikës së Maqedonsië së Veriut, dhe kjo është marrja e datës për fillimin e negociatave me BE-në.”


Në këtë drejtim, presidenti Pendarovski ka theksuar rëndësinë e Kuvendit në realizimin e agjendës reformuese për realizimin e interesave shtetërore në planin ndërkombëtar./AlsatM/

Share This Article