Kryepeshkopi Anastas fiton betejën me virusin, kthehet në Tiranë për Krishtlindje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale në Shqipëri, Anastas, është kthyer në Tiranë pasi fitoi betejën me koronavirusin.

Ai mbërriti në kryeqytet pasditen e të hënës 20 dhjetor 2020, pasi fitoi prekjen betejën me koronavirusin.

Tashmë gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë dhe e stabilizuar.

Në datën 11 nëntor, pas shfaqjes së simptomave të lehta të koronavirusit Covid-19 u gjykua e përshtatshme që Fortlumturia e Tij të transferohej në Spitalin “Evangelismos” në Athinë, për kujdesin e duhur mjekësor.

Pak para largimit nga Tirana, Kryepeshkopi  tha: “Mendoj se të bëhesh pjesëmarrës, qoftë edhe në këtë mënyrë, në dhimbjen e përbashkët, është dhuratë Perëndie. Mos ta përballojmë gjithmonë si një gjë të vështirë. Besoj se do ta kalojmë.”

Pas një qëndrimi prej 12 ditësh në spital, me simptoma të lehta, Kryepeshkopi Anastas, qëndroi për një periudhë në shtëpi, nën kontrollin e mjekëve dhe pasi u shërua plotësisht, u kthye në Tiranë në prag të Krishtlindjes, duke gëzuar besimtarët që e prisnin me padurim.

Share This Article