Kryepeshkopi Janullatos ndërhyri për zgjidhjen e emergjencës humanitare në Kakavijë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka ndërmjetësuar për të zgjidhur krizën që zgjati 5 ditë në kufirin e Kakavijës.

E bën të ditur  Pandeli Majko, Ministri i Shtetit për Diasporën në një postim në facebook ku shpreh falenderimet të gjithë strukturave që u angazhuan për të përmbyllur emergjencën humanitare.

Postimi i Majkos:

Falenderim për të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare vecanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhura në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e kolegëve Olta Xhacka dhe Sandër Lleshi.
Ndaj si më të vecantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ja kërkova kryepeshkopit Anasatas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt ” shkruan Majko në postimin në facebook të cilin e mbyll duke thënë ” Të tjerat, janë fjalë për “lugën” e atyre që dinë veç çfarë nuk duan”.

Share This Article