Kryesia e BIK-ut tregon se si mund ta paguani kurbanin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, ashtu si edhe viteve të mëparshme, edhe këtë vit vazhdon traditën e tubimit dhe therjes së kurbanëve për nevojat e nxënësve të Medresesë dhe besimtarëve tanë me gjendje të rëndë materiale.

Edhe këtë vit Kryesia ka vendosur që çmimi për një kurban të jetë 120 euro ose kundërvlera e këtij çmimi. Luteni që porositë e të interesuarve të na i dërgoni në kohën optimale, kur dhe mundemi ta kryejmë në plotni amanetin tuaj.

Pagesën e porositësve të kurbaneve, Ju mund ta përcillni në adresë të përfituesit:

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës

NLB-Prishtina

Account No (IBAN): XK05 1700200100103672

Swift Code (BIC) – NLPRXKPR

Adresa: Ukshin Hoti 124

10 000 PRISHTINË

Ju mund të komunikoni me Kryesinë e BI-së rreth porosisë suaj për kurbane në këta nr. tel. +38138224002 dhe +38345977405
si dhe në e-mail adresën: kurbani@bislame.net

Lusim Allahun e Gjithëmëshirshëm që ibadetin e kurbanit tuaj t’ua pranoj e nga mirësitë e Tij t’ju shpërblejë!

Share This Article