Kryesia e Partisë Socialiste, Ditmir Bushati më i votuari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pandeli Majko, Ditmir Bushati, Fatmir Xhafa dhe Ilir Beqaj janë kandidatët burra të votuar në kryesinë e Partisë Socialiste. Risia e kësaj liste është pikërisht Ditmir Bushati i cili u hodh në votim nga kryeministri Edi Rama por do duhet të merrte besimin e socialistëve për t’u rehabilituar edhe njëherë në PS.

Sipas gazetares Esiona Konomi ai ka qenë edhe kandidati më i votuar. Tre emrat e tjerë që kanë arritur të sigurojnë votëbesimin e kolegëve të tyre janë Majko, Xhafaj dhe Beqaj janë pjesë e gardës së vjetër të socialistëve të cilët nuk janë vendosur në asnjë post tjetër përveç kryesisë.

Ndërkohë gratë që u zgjodhën për të qenë pjesë e kryesisë janë : Belinda Balluku e cila rezultoi më e votuara mes kandidateve të tjera.  Ajo ndiqet nga Ogerta Manastirliu, Blerina Gjylameti, Evis Kushi, Olta Xhaçka dhe Mimi Kodheli. Nga numërimi nuk ka mundur të zgjidhen në kryesi: Milva Ikonomi, Almira Gjembulla, Ermonela Fela dhe Klotilda Ferhati.

Share This Article