Kryesia e PD: Asnjë individ “non grata” në strukturat e partisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Partisë Demokratike është propozuar që në strukturat qendrore të mos ketë individë non grata. Propozimi është bërë nga nënkryetari i PD Enkelejd Alibeaj.

Deputetja Dhurata Çupi e ka cilësuar këtë si një qëndrim ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. “Kjo është për Sali Berishën. Ta themi qartë dhe shqip. A jemi në gjendje të përballojmë këtë ndaj demokratëve?”, ka deklaruar ajo.

Disa nga deputetët e pranishëm në mbledhje mes të cilëve Kreshnik Çollaku, Ori Nebiaj dhe Agron Gjekmarmakaj kanë dhënë dakordësinë e tyre për propozimin e Alibeajt, duke votuar pro.

Në mbledhje është propozuar ngritja e Komisionit të përhershëm Statutor, anëtarët e së cilës do të jenë Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole.

Kuvendi Kombëtar i PD i thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha pritet të nisë punimet nesër në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve. Ndërkohë nga ana tjetër, kampi tjetër demokrat që drejtohet nga Berisha ka organizuar referendum në çdo degë të PD për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit.

Share This Article