Kryesia e PD-së miraton 4 kandidatura për kryetar, në garë Basha, Kadilli, Shehaj dhe Harxhi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryesia e Partisë Demokratike, në mbledhjen që ka zhvilluar ditën e sotme ka votuar unanimisht që në zgjedhjet e 13 qershorit për zgjedhjen e kryetarit të PD, të garojnë 4 kandidatë, nga 9 që ishin në listë.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se kreu aktual i PD Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj janë 4 kandidatët zyrtarë për kryetarin e ri të PD-së të votuar unanimisht nga kryesia për të hyrë në garë.

Ndërkohë, Kryesia vendosi që të përjashtoj nga gara me arsyetimin se nuk janë anëtarë partie 3 persona të tjerë.

Kryesie ka lënë jashtë gare Admir Mulajn, Edmond Vrapim dhe Mirjan Jashanllarin.

Në mbledhjen e Kryesisë mungoi kreu demokrat, Lulzim Basha, e cila nisi zgjati më shumë se një orë mungoi Kryetari i PD, Lulzim Basha.

Mbledhja u drejtua nga Edi Paloka, Edmond Spahon dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.

Share This Article