Kryesia e PD-së përjashton Berishën dhe 27 deputetë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryesia e Partisë Demokratike në Shqipëri ka përjashtuar nga partia ish-kreun Sali Berisha dhe 27 deputetë që e mbështesin atë në tentimin për t’u kthyer në krye të partisë.

Kryesia ka vendosur përjashtimin e anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit të PD-së: Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.

Ndërkohë, në mbledhjen, që sipas mediave në Shqipëri, ka përfunduar rreth orës 03:00 të së martës, janë përjashtuar edhe Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso, Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi dhe Tritan Shehu.

Javë më parë, Berisha organizoi një votim të strukturave për të shkarkuar Lulzim Bashën nga kreu i PD-së. Në tentimin për t’u kthyer në seli, Berisha hasi në rezistencë nga mbështetësit e Bashës. Përplasja u përcoll me tensione dhe ndërhyrje të Policisë. Zanafilla e përçarjes në PD ishte përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar i PD-së për shkak të shpalljes “non-grata” nga Amerika.

Share This Article