Kryesia përjashton Gazment Bardhin nga radhët e PD-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazment Bardhi nuk do të jetë më anëtar i Partisë Demokratike. Kryesia e PD-së, në mbledhjen e zhvilluar të hënën në mbrëmje ka vendosur të përjashtojë ish- sekretarin e Përgjithshëm nga rradhët e demokratëve.

Vendimi i Kryesisë së PD erdhi pas shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ish-sekretari i Përgjithshëm ndaj vendimeve të organeve kolegjale të PD-së, shumë prej të cilave janë votuar dhe janë nënshkruar prej tij, si dhe për veprime në kundërshtim me interesat politike dhe elektorale të PD-së, për mosnjohjen e institucioneve të dala nga vota e demokratëve,” thuhet në vendim.

Kryesia e argumenton vendimin për përjashtim me pretendimin se Bardhi ka punuar kundër aleatëve strategjik të PD-së, duke bashkëpunuar me persona që janë sanksionuar nga SHBA-ja si ‘non grata’.

Bardhi ka ndjekur një agjendë personale, përmes të cilës ka kërkuar të zhvendosë PD nga orientimi i përcaktuar nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar, në raport me aleatët strategjikë dhe bashkëpunimin me individët e sanksionuar si ‘non grata’, që kanë ndërmarrë një aksion dy vjeçar kundër Partisë Demokratike,” thuhet në vendim.

Share This Article