Kryespiuni ukrainas që zbuloi planet ruse që në nëntor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i Departamentit të Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës, gjeneral brigade Kirill Budanov tha se vendi i tij e dinte për përgatitjen e sulmit nga ana e Rusisë që në nëntor të vitit të kaluar.

“Para dhe pas fillimit të armiqësive, burimet tona në Rusi dhanë shumë informacione për planet e Putin”, – tha Budanov, duke specifikuar se bëhej fjalë për burime brenda në Kremlin.

“Ne kemi burime, shumë burime që funksionojnë për ne. Në ushtri, në qarqet politike, si dhe në administratën presidenciale.

Falë funksionimit të suksesshëm të vëzhgimit kibernetik, Ukraina ishte në gjendje të hynte në të gjithë kompleksin e mbrojtjes ushtarake në Rusi. Falë të dhënave që siguruam, u arrit të prishen planet e Kremlinit”, – tha ai për agjencinë “Unian”.  

Share This Article