Superliga shqiptare e futbollit po përgatit javën e 20-të. Ky raund është ndarë në dy ditë, ku spikat Kukësi – Egnatia. Rrogozhinasit kryesues nisin të premte këtë javë, duke u përballur në udhëtim kundër Kukësit në orën 13:30. Po të premte në orën 17:00 luhet Teuta – Tirana.
Të shtunë janë në program tre duele. Në orën 13:30 luhet Erzeni – Vllaznia dhe në 17:00 dy përballje delikate. Partizani pret Laçin, ndërsa Skënderbeu luan me Dinamon. Kujtojmë se pas 19 javëve të luajtura, Superliga kryesohet nga Egnatia, ndjekur nga Partizani, Tirana dhe Vllaznia. Në fund Erzeni, Kukësi dhe Teuta.
Superliga, java 20-të:
E premte, 19 janar
13:30 Kukësi – Egnatia
17:00 Teuta – Tirana
E shtunë, 20 janar
13:30 Erzeni – Vllaznia
17:00 Partizani – Laçi
17:00 Skënderbeu – Dinamo