Kryetari i Bashkisë: Në Has do vendoset busti i mbretëreshës Elizabeth II, do financohet nga emigrantët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Bashkisë së Hasit, Liman Morina ka treguar se në sheshin kryesor të qytetit të Hasit do të vendoset busti i mbretëreshës Elizabeth II. Kryebashkiaku u shpreh për mediat se vendimi pritet të merret në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak. Sipas tij ky bust do të financohet nga emigrantët.

Deklarata e tij:

Ideja e vendosjes së një statujë për Elizabeth II në Has do të jetë më e madhe. Hasjanët kanë përfituar nga Mbretëria e Bashkuar. Mbi 80% e familjeve hasjanë që ushqehen dhe mbahen falë Mbretërisë së Bashkuar. Këshilli Bashkiak do të marrë këtë vendim këtë të hënë për të marrë një vendimmarrjes për vendosjen e vendit dhe caktimin e sheshit. Në sheshin qendror do vendoset. Financimi do të bëhet nga emigrantët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Share This Article