Kryetari i Komunitetit Mysliman: Me Arjan Dodajn do të kemi bashkëpunim të ngushtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu ka uruar emërimin e Arjan Dodaj si Arqipeshkëv i Arqidioqesës Tiranë-Durrës.

Ai shkruan se së bashku me Imzot Arjan Dodaj, dhe krerët e tjerë fetarë, do të kemi një bashkëpunim të ngushtë përsa i përket ruatjes dhe forcimit të trashëgimisë së shkëlqyer të harmonisë ndër fetare.

Miku im, Arjan Dodaj, është përzgjedhur nga Papa Françeksu në detyrën e rëndësishme, Arqipeshkëv i Arqidioqesës Tiranë-Durrës. Me urimin e përzemërt për punë të mbarë, shpreh bindjen e plotë se, së bashku me Imzot Arjan Dodaj, dhe krerët e tjerë fetarë, do të kemi një bashkëpunim të ngushtë përsa i përket ruatjes dhe forcimit të trashëgimisë së shkëlqyer të harmonisë ndër fetare në vendin tonë”, shkruan Spahiu.

Share This Article