ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 2 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 2 hours ago
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut 2 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 2 hours ago
Shërbesa e Krishtlindjeve e Catherine do të përfshijë yje, përfshirë Kate Winslet 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kryetari i Kuvendit japonez vlerëson se dialogu Kosovë-Serbi do të ketë sukses

albnews by albnews
12 September, 2019
in Kosova
0
Kryetari i Kuvendit japonez vlerëson se dialogu Kosovë-Serbi do të ketë sukses
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është pritur sot në takim nga kryetari i Kuvendit të Japonisë, Tadamori Oshima.

Siç njofton kumtesa presidenciale, në këtë takim është biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe rritjen e shkëmbimit të ideve dhe projekteve konkrete ndërmjet dy parlamenteve të shteteve tona.

Fillimisht, presidenti Thaçi, ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit, sidomos në procesin e shtetndërtimit dhe forcimin e subjektivitet ndërkombëtar. Thaçi ka mirëpritur vendimin e kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe për Iniciativën për Bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor, që ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit të Japonisë dhe krijimin e paqes afatgjatë në rajonin tonë.

RelatedPosts

Amerikanët demontuan farsën e Hagës: CIA nuk kishte asnjë të dhënë për krime lufte nga komandantët e UÇK

Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

Diplomati Hill në Hagë: Marrëveshja e Rambujesë u bë t’i thonim Millosheviçit që e kishte gabim për shqiptarët

“Ky fokus i ri i kryeministrit Abe dhe shtetit Japonez vjen në një kohë shumë të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin. Kosova është e përcaktuar për anëtarësim të shpejt në BE dhe NATO, derisa mirëpret rolin e Japonisë për të kontribuar për paqe dhe stabilitet në Ballkan”, ka shtuar Presidenti.

Ka theksuar se pas kësaj vizite shtetërore duhet të formohen grupe në kuadër të Qeverive dhe Parlamenteve për të projektuar një strategji afatgjate të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

“Hapja e Ambasadës së Japonisë në Prishtinë është një hap konkret në rritjen e këtij bashkëpunimi. Tani duhet shikuar mundësitë për rritjen e shkëmbimit tregtar dhe ekonomik”, ka shtuar ai.

Në takim është biseduar edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku presidenti Thaçi ka falënderuar autoritet japoneze që janë duke mbështetur këtë proces të paqes dhe hapjes së perspektives evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Nga ana tjetër, thuhet në kumtesën presidenciale, Tadamori Oshima, kryetari i Dhomës së Ultë të Përfaqësuesve ka theksuar se Japonia dhe Kosova kanë histori të ngjashme, ku shtetndërtimi i suksesshëm është bërë i mundur falë punës së madhe të shumë gjeneratave.

“Vlerësoj se nën lidershipin tuaj edhe procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ketë sukses, ashtu siç keni pasur suksese edhe në të kaluarën. Japonia mbështet paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar ai.

Kryetari Oshima e ka njoftuar presidentin Thaçi edhe me përgatitjet që janë duke u bërë për mbarëvajtjen e lojërave Olimpike, që mbahen më 2020 në Japoni.

Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova është e nderuar që merr pjesë me shumë atletë dhe atlete dhe se pret se do të kthehen me medalje në Kosovë, derisa edhe kësaj radhe do të marrë pjesë Majlinda Kelmendi, e cila është shumë e njohur në Japoni.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

13 November, 2025
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

13 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result