Kryetari i Leposaviqit mbetet i bllokuar, do ta kalojë natën brenda objektit të komunës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka mbetur akoma i bllokuar në objektin e komunës.

Ai ka filluar punën që nga ora 06:30 e mëngjesit dhe akoma është duke qëndruar aty.

Siç merr vesh klankosova.tv ai gjendet brenda me vëllaun e tij dhe do ta kalojë natën aty, në pamundësi të largohet për shkak të situatës së krijuar.

Ndryshe, gjatë ditës në Leposaviq kanë protestuar serbët që nga orët e para të mëngjesit, teksa më vonë një pjesë e tyre është shpërndarë.

Njëjtë kanë protestuar edhe në komunën e Zubin Potokut dhe në Zveçan, ku në këtë të fundit pati tensione më të mëdha, pasi mbetën të lënduar rreth 25 trupa të KFOR-it.

Share This Article