Kryetari i një qyteti shtiret si i vdekur për të shmangur arrestimin nga policia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i një qyteti të vogël në Peru u përpoq të aktronte si i vdekur pasi u kap nga policia duke shkelur rregullat e bllokimit të coronavirusit, ndërsa pinte me miqtë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jamie Rolando Urbina Torres, u fotografua i shtrirë në një arkivol të hapur, ndërsa oficerët erdhën për ta arrestuar gjatë orës policore, në qytetin e Tantara në jug të vendit.

Jamie Rolando Urbina Torres, mayor of a small town in Peru, jumped into an open casket and pretended to be dead when police arrived to arrest him for breaking curfew

Policia tha se ai shkeli ligjin për distancimin shoqëror, me qëllim që të kalonte kohën me miqtë e tij dhe ishte i dehur kur u arrestua.

Torres më parë është akuzuar nga vendasit që nuk e ka marrë seriozisht kërcënimin e virusit dhe dështoi t’i zbatojë masat paraprake të sigurisë së vendit.

Share This Article