Kryetari i Parlamentit venezuelas, Juan Guaido është vetëshpallur sot president i vendit.
Kryetari i Parlamentit, që kontrollohet nga opozita, u vetëshpall sot president në detyrë para mijëra përkrahësve të mbledhur në Karakas.
“Betohem të marr formalisht kompetencat e ekzekutivit kombëtar si president në detyrë të Venezuelës për të krijuar një qeveri të tranzicionit dhe për të realizuar zgjedhje të lira”, deklaroi ai.