Kryetari i PD-së nuk do t’i hartojë më vet listat për deputetë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në  zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale  lista e kandidatëve  të Partisë Demokratike  nuk do të jenë më e drejtë ekskluzive e kryetarit.

Pas marrëveshjes  së firmosur me mazhorancën për  të ruajtur kontrollin e partive politike mbi administratën zgjedhore.

Lulzim Basha i kërkoi kryesisë së partisë nisjen e procesit të përzgjedhjes së kandidateve për deputet dhe kryetar bashkie.

Përmes parimit një anëtar një votë anëtarësia e Partisë Demokratike do të përzgjedhë  të preferuarit e saj për ti përfaqësuar si në nivel lokal dhe atë qendror, proces i cili duhet të përfundojë brenda 15 shtatorit.

Në zgjedhjet Parlamentare të 2017 Lulzim Basha u kritika se përjashtoi  nga listat emra me vlerë dhe peshë historike prej asaj dite ai u zotua publikisht se nuk do hartonte me i vetëm listat e kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie ndërsa premtimi i tij u përkthye në detyrim statutor.

Share This Article