Kryetari i qytetit të goditur nga tërmeti: Kjo është sikur Hiroshima, na duhet ndihmë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i qytetit kroat Petrinja, Darinko Dumbovic ka thënë se gjysma e qytetit është shkatërruar nga tërmeti dhe u duhet ndihmë e menjëhershme, shkruan agjencia e lajmeve kroate N1.

“Po nxjerrim njerëz nga veturat, kemi të lënduar dhe të vdekur. Dëgjova se një çerdhe është shkatërruar, por pa fëmijë në të”, tha Dumbovic.

Ai ka thënë se duhet ndërhyrja e ushtrisë dhe zjarrëfiksëve.

“Kushdo që mund të vijë në Petrinja na duhen tani, veçanërisht ushtria dhe zjarrëfikësit” ka thënë ai.

“Qyteti im është i shkatërruar. Kemi fëmijë të vdekur, nuk mund të përshkruhet. Kjo është sikur Hiroshima” , ka shtuar kryetari i Petrinjes.

Share This Article