Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, mesazh në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave: Së shpejti, Kuvendi shqyrton paketën ligjore propozuar nga unë për plotësimin e legjislacionit kundër dhunës ndaj grave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Sot është Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe dita e parë e 16 ditëve të aktivizmit kushtuar kësaj çështjeje jetike për nënat, gratë, motrat dhe vajzat.

Në këtë ditë, përsëris thirrjen time për më shumë vëmendje dhe investim politik, ekonomik, shoqëror, ligjor dhe institucional për të luftuar në rrënjë dhe eliminuar shkaqet që prodhojnë, nxisin dhe tolerojnë dhunën ndaj grave e vajzave.

Kuvendi, qeveria, institucionet dhe komunitetet duhet të punojmë më shumë dhe të rrisim aksesin në burimet e shoqërisë, ekonomi, zhvillim, arsim, shërbimin shëndetësor, shërbimet e tjera publike e humane, të ngushtojmë pabarazinë dhe të mbështesim angazhimin më të madh të grave e vajzave në vendimarrjet e shoqërisë.

Së shpejti, Kuvendi do të shqyrtojë paketën e ndryshimeve ligjore, që me nismën time si deputete, kam hartuar e depozituar, për përmirësimin dhe plotësimin e legjislacionit kundër dhunës ndaj grave.”

Share This Article