Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi këtë të mërkurë në një deklaratë për mediat ka denoncuar publikisht skandalin e paralajmëruar dy ditë më parë për landfillin e Tiranës.
Kryemadhi është shprehur se ajo para disa ditësh është njohur në lidhje me disa fakteve shokuese për aferën korruptive të inceneratorëve, më saktë të inceneratorit të Qarkut të Tiranës.
Sipas saj ajo zotëron të gjithë dokumentacionin përkatës të detajuar në lidhje me skandalin e ndodhur në këtë landfill, ku është shprehur se do ti dërgojë në SPAK për të parë dhe identitetin e vërtetë të këtij instuticioni.
Kryemadhi: Ashtu siç kam deklaruar dy ditë më parë, do të paraqes sot të vërtetat tronditëse, të dokumentuara, se si ministra, shtetarë dhe drejtues të tjerë të lartë të shtetit kanë kryer vjedhjen më të madhe të dokumentuar në 100 vite shtet.
Përpara pak ditësh jam vendosur në dijeni të disa fakteve shokuese për aferën korruptive të inceneratorëve, më saktë të inceneratorit të Qarkut të Tiranës.
Me përgjegjësinë për të thënë të vërtetën dhe me bindjen e palëkundur timen që LSI ka zero tolerancë ndaj çdo afere korruptive, ka zero tolerancë ndaj çdo bashkëpunimi të institucioneve shtetërore me grupet mafioze. Ka zero tolerancë ndaj çdo grabitjeje që u bëhet xhepave të shqiptarëve.
Prandaj jam sot këtu, me personin tim fizik, për të denoncuar këtë aferë, bazuar e tëra në dokumente shtetërore, me firmë dhe me vulë, me korrespondencë ligjore, haptas, qartas, sesi shkelen totalisht ligjet e shtetit shqiptar, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, por më e rënda është se si tallen me shqiptarët dhe taksat e tyre, të cilët në mjerim vazhdojnë t’i paguajnë çdo ditë.
Kryemadhi deklaroi se këtë aferë do ta dërgojë në SPAK për të parë dhe identitetin e këtij institucioni.
Kryemadhi: Në gjithë këtë të vërtetë, unë sot do t’ia drejtoj Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ose siç e quajmë ne në kuadrin e Reformës së re në Drejtësi, SPAK-ut, dhe shpresoj që identitetin dhe dinjitetin e këtij institucioni ta shikoj në vazhdim.
Sot është vetëm fillimi i këtij kalvari grabitjeje dhe mashtrimi tronditës që qeveria e Edi Ramës në bashkëpunim me grupe mafioze dhe të strukturuara kriminale i bëjnë jo vetëm buxhetit të shtetit, por edhe ligjit shqiptar.
Do t’ju kërkoja pak durim, çdo dokument është i faktuar dhe këtu janë prezent të gjitha materialet, të cilat e kanë kapur ‘shah mat’ Edi Ramën me qeverisjen e tij dhe të gjithë piruetat që ai ka ndërtuar në qeverisje, nuk kanë më shans të rrotullohen, por vetëm të përballen përpara drejtësisë. Durim, çdo fakt që ju do të shihni në këtë material të përgatitur nga unë është i faktuar me dokumente zyrtare, me vulë, me firmë dhe numër protokolli.
Procedurat e ndjekura
Kryemadhi shpjegoi të gjithë procedurën e ndjekur, nga momenti kur ‘Integrated Energy’ shpreh letër interesi për ndërtimin e një landfilli, te fakti që Ministria e Mjedisit i kthen përgjigje për 4 ditë dhe deri te ngritja e komisionit të përbashkët me Bashkinë e Tiranës.
Kryemadhi: Këtu kemi në datën 23 qershor një shprehje interesi nga firma ‘Integrated Energy’, e cila paraqet pranë Ministrisë së Drejtësisë një letër interesi për ndërtimin e një landfilli të tillë dhe brenda pesë ditësh kemi një kthim nga Ministria e Mjedisit, e cila e pranon letër – ofertën dhe gjithashtu vendos në dijeni edhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Shumë shpejt. Për 30 vjet bëhet një aplikim për 400 milion euro, të cilat do të dalin nga xhepat e shqiptarëve.
Më datë 24 gusht të 2016-s, Ministria e Mjedisit i kërkon ATRAK-OS, Ministrisë së Energjisë dhe Bashkisë së Tiranës caktimin e përfaqësuesve të tyre, pra ngrenë menjëherë komisionin për dhënien e koncesionit.
Një angazhim shumë i shpejtë, i jashtëzakonshëm. Të mos harrojmë që ky angazhim i menjëhershëm nuk ka ndodhur asnjëherë për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti apo për t’iu gjendur pranë të sëmurëve me COVID-19 në Shqipëri.
Në datën 1 shtator 2016 shoqëria në fjalë paraqet pranë Ministrisë së Mjedisit, me dijeni edhe Bashkinë e Tiranës, studimin e fizibilitetit. Dhe vetëm më 5 shtator Ministria e Mjedisit ngre Komisionin e dhënies me koncesion për projektin, ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit, ku në krye të komisionit vendoset zonja Valbona Ballgjini.
Më 9 shtator 2016 zhvillohet mbledhja e parë. Mos harroni që për situatën e tërmetit nuk kemi pasur asnjëherë asnjë mbledhje. Bëhet mbledhja e parë e komisionit. Ky është proces-verbali i parë ku janë pjesëtarë dy përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, Ministria e Mjedisit dhe ATRAKO.
Ish-ministri i LSI, letër Ahmetaj
Kryemadhi tha më tej se Lefter Kokai kishte dërguar një letër Arben Ahmetajt, ndërsa ky i fundit i bën të qartë mungesën e plotë të dokumentacionit .
Kryemadhi: Këtu z. Lefter Koka i ka dërguar një letër z. Arben Ahmetaj, ku kërkon një material përsa i përket studimit të fizibilitetit, analizën financiare të këtij studimi, ku ai i bën të qartë mungesën e plotë të dokumentacionit dhe draft-kontratën. Pra, z. Ahmetaj kërkon kush do të jetë financuesi i këtij projekti.
Ahmetaj kërkon efektet financiare në buxhetin e shtetit dhe Lefter Koka shprehet se nuk do të ketë asnjë efekt në buxhetin e shtetit
Kryemadhi: Në pikën 9 të relacionit të vendimit të qeverisë, nëse nga ministri i Drejtësisë kishim çështje ligjore përsa i përket dhënies së koncesionit, nga ministri i Financave, z. Ahmetaj, bën me dije se në relacionin e z. Koka që ishte ministër i Mjedisit, pika e nëntë te raporti i vlerësimit të të ardhurve dhe shpenzimeve buxhetore, që është shumë e qartë kjo pikë, këtu fillon konsumimi i veprës penale për mashtrim me qëllim të Këshillit të Ministrave, vetë procedura koncesionare, nëse do të ketë një fitues dhe një kontratë të lidhur, nuk do të ketë efekt shtesë në buxhetin e shtetit, pasi kemi të bëjmë tërësisht me një investim privat, madje buxhetit të shtetit do t’i shtohet vlera koncesionare që do të detyrohet të paguajë subjekti.
Le të vijojmë më tej. Pra, z. Ahmetaj, Ministria e Financave i kërkon kush është financuesi i këtij projekti për të cilën Ministria e Mjedisit kërkon favorizim për kompaninë e inceneratorëve në garën koncesionare.
Landfilli pa analizë për pagesën e bashkive
Kryemadhi nënvizoi se mungonte analiza sa do të paguajnë bashkitë e qarkut të Tiranës.
Kryemadhi: Ndalojmë pak këtu: Nga sa më sipër, konstatohet se nuk del e qartë se bashkitë e qarkut e kanë të parashikuar mbulimin e tarifës së depozitimit mbi bazë të sasisë së mbetjeve në buxhetin e tyre afatmesëm 2017-2019. Në këtë shkresë shtohet përsëri një argument tjetër, pra mungon analiza se sa bashkitë e qarkut Tiranë, ku jua bëj me dije që nuk është vetëm Bashkia e Tiranës në qarkun e Tiranës, por janë pesë bashki: Është Bashkia e Kamzës, Bashkia e Vorës, Bashkia e Kavajës, Bashkia e Rrogozhinës dhe ajo e Tiranës, ku në këtë rast, nga relacioni i paraqitur për mbledhjen e qeverisë nuk ka asnjë të dhënë jo vetëm përsa i përket buxhetit afatmesëm të përgatitur nga të pesta bashkitë e qarkut të Tiranës, por nuk ka asnjë lidhje midis këtij projekti dhe bashkive të Qarkut të Tiranës, ku Ministria e Financave e ka evidentuar këtë mungesë të informacionit.
Përsëri Ministria e Mjedisit i dërgon shkresë Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Marrëdhënieve me Parlamentin për vendimin e qeverisë për të cilën kërkohet bonusi për të avantazhuar apo për të favorizuar kompaninë e inceneratorëve.
Ministria e Drejtësisë e refuzon, Agaçi e fut në mbledhjen e qeverisë, firmos Rama
Kryemadhi denoncoi se edhe pse Minisrtia e Drejtësisë e kishte refuzuar për herë të dytë këtë vendim në nëntor të 2016 dhe roli i ministrisë së Drejtësisë dhe Financave i domosdoshëm, Agaçi e fut në mbledhjen e qeverisë dhe firmoset nga Rama.
Kryemadhi: Më datë 25 nëntor 2016 Ministria e Drejtësisë ia refuzon për herë të dytë një vendim të tillë. Të mos harrojmë që roli i Ministrisë së Mjedisit për vendimin e Këshillit të Ministrave është i domosdoshëm, sic janë Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave. Edhe pse nuk janë ministritë e linjës, janë dy ministritë kryesore, të cilat njëra e përputh vendimin e Këshillit të Ministrave me anën ligjore, pra e bën vendimin e Këshillit të Ministrave të pacenueshëm ligjërisht, kushtetues dhe nga ana ligjore dhe Ministria e Financave është ajo që është garantuese e financimit të këtij projekti. Pra, dy ministritë kryesore, janë dy ministritë, të cilat e rrëzojnë në tokë një marrëveshje të tillë, ose një favorizim të tillë që kërkohej ti jepej një kompanie koncesionare.
Bazuar në ligjin 900 të 2003-it, pas refuzimit të kryera nga dy ministritë, ky akt nuk mund të futej në vendim qeverie, ishte e pamundur sepse kishim tre ministra të qeverisë që ishin kundër, por Sekretari i Përgjithshëm i qeverisë, z. Agaçi e përgatit dhe e çon drejtpërdrejt në mbledhjen e qeverisë dhe kalon në vendimin e qeverisë më 7 dhjetor të 2016-s. Si rrallë herë në këtë mbledhje qeverie merr pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, që në shumicën e rasteve ka qenë z. Niko Peleshi, ai që ka firmosur të gjitha vendimet e qeverisë dhe miratojnë bonusin me tetë nga dhjetë pikë të avantazhuar për të favorizuar kompaninë ‘Integrated Energy’ që është kompania e inceneratorit të Qarkut të Tiranës. Kemi z. Rama që firmos, ku e dimë që të gjitha vendimet janë firmos nga z. Niko Peleshi.
Ahmetaj refuzon sërish studimin e fizibilitetit të dërguar nga ministria e Mjedisit
Kryemadhi tregon më tej se Ministria e Financave e drejtuar nga Arben Ahmetaj kishte refuzuar studimin e fizibilitetit të dërguar nga ministria e Mjedisit
Kryemadhi: Më pas Ministria e Financave vjen përsëri një letër nga Ministria e Mjedisit, sepse ajo i ka kërkuar studimin e fizibilitetit për ta miratuar, sepse edhe pse ky vendim qeverie kalon në mënyrë të paligjshme, Ministria e Financave është ajo që miraton drejtpërdrejt studimin e fizibilitetit të kësaj kontrate që ka të bëjë me koncesionin e inceneratorëve. Dhe z. Ahmetaj refuzon përsëri. I kthen një shkresë për herë të tretë Ministrisë së Mjedisit. Ndalojmë pak këtu: Në datën 23 janar, me shkresën 131 88 / 3, Ministria e Financave pasi ka shqyrtuar studimin e fizibilitetit i kthen përgjigje Ministrisë së Mjedisit duke i evidentuar radhazi problematikat që kanë të bëjnë me këtë koncesion. Pra, do të thotë që vërtet ti zotëri ke marrë në mënyrë të paligjshme tetë pikët që favorizojnë kompaninë koncesionare të inceneratorit, por unë si Ministri Financash nuk mund të pranoj një kontratë të tillë, një studim fizibiliteti sepse ka disa shkelje flagrante që do të ndjekim.
Ju lutem ndiqini me vëmendje, sepse për të gjithë ata që i kuptojnë sistemin e drejtësisë dhe administratën publike, kuptojnë haptas dhe saktë se çfarë ka ndodhur vërtetë, dhe shkresat të cilat tregojnë haptas abuzimin dhe interesin e drejtpërdrejtë të grupit mafioz të lidhur me kohën e shtetit. Ndoshta nga sinqeriteti, ose ndoshta edhe nga diçka tjetër.
Studimi i fizibilitetit nuk ka një argument të qartë dhe të plotë në lidhje me bazën krahasimore të përdorur midis modelit të prokurimit publik dhe modelit të koncesionit dhe pse është me leverdi. Pra, në pikën 1 të këtij vendimi të kësaj letre që z. Ahmetaj nga Ministria e Financave i drejton z. Koka. Pra, çdo të thotë me këtë pikë, që është pika numër 1? Do të thotë që ti zotëri më bëj të qartë se çfarë i kushton më shumë shtetit shqiptar, koncesioni apo i kushton prokurimi publik, pra të hapë një ofertë ku të garojnë disa kompani? Sepse nuk dimë dhe nuk ka asnjë të dhënë në materialin apo në studimin e fizibilitetit, apo qoftë edhe një studim nga Ministria e Mjedisit se kush do ti kushtonte më pak qeverisë shqiptare, do ti kushtonte koncesioni 400 milion euro kompanisë që qeveria i ka dhënë me vendim qeverie në mënyrë të paligjshme bonusin tetë pikë, apo do të ishte një garë e hapur ku të merrnin pjesë disa kompani ku nga 400 milion euro mund të shkonte edhe 100 milion euro për 30 vjet. Pra mund ti kursente qytetarëve shqiptarë 300 milion euro. Por kjo ka një histori tjetër më mbrapa, sepse kanë kaluar tashmë 400 milion euro për katër vjet.
Risku i koncesionit
Sipas kontratës, sqaroi Kryemadhi, duhet të garantoheshin për djegie 550 ton plehra që shteti ti dalë për zot incerenatorit.
Kryemadhi: Pika e dytë: Dhe kjo është shumë interesante. Kjo pikë thotë: More zotëri, cili është risku i këtij koncesioni? Nëse kjo kompani nuk djeg 550 ton plehra, kush do ti dalë për zot, kur në fakt në kontratë është që i del për zot shteti. Pra, edhe në qoftë se inceneratori i qarkut të Tiranës nuk do të djegë 550 ton plehra, por do të djegë 100 ton, atëherë qeveria shqiptare dhe qarku i Tiranës do të paguajë kokërr me kokërr edhe për plehrat që nuk digjen në inceneratorin e Tiranës. Pra, në raste të tillë, anglisht thuhet ‘win-win’, në këtë rast është: Rrip, rrip sa mund të rrjepësh dhe rrjep shqiptarët. E ka thënë Ministria e Financave, nuk po e themi ne.
Shpronësimi i pronës publike
Një nga pikat ka të bëjë me pronësinë e tokës, pika tjetër pagesa që duhet të bëjnë bashkitë e qarkut.
Kryemadhi: Pika e tretë: Përsa i përket pikës së tretë të Ministrisë së Financave, ka të bëjë me pronësinë e tokës. Mos harrojmë që kush do të ishte pronësia e tokës dhe kush do ta paguajë shpronësimin e tokës dhe kush i del për zot shpronësimit të pronës publike nga ana financiare, por edhe nga ana e përdorimit të saj për ndërtimin e inceneratorit.
Pika e katërt që është akoma dhe më e rëndësishme tregon që buxheti i këtij koncesioni kalon tavanet buxhetore të qeverisë shqiptare dhe të bashkive të qarkut Tiranë. Pra, sipas propozimit, pra pasi hymë në mbledhjen e qeverisë me një relacion ku thamë pak më parë: Për rikutjesë: Në pikën 9 të relacionit të mbledhjes së qeverisë që: procedura koncesionare nëse do të ketë një ofertues – fitues dhe kontratë të lidhur, nuk do të ketë efekte shtesë në buxhetin e shtetit. Pas vendimit të qeverisë që mori bonusin e tetë pikëve, tashmë kur paraqitet studimi i fizibilitetit, pas vendimit të qenërisë, kemi një zë në buxhetin e shtetit: 130 milion e 883 mijë e 750 euro pa TVSH, shtojini edhe 20 për qind të TVSH-së dhe në buxhetin e bashkive të qarkut të Tiranës kemi një buxhet prej 91 milion e 784 mijë e 500 euro pa TVSH. Pra ç’do të thotë? Para mbledhjes së 7 dhjetorit, e kishim zero investimin dhe impaktin në buxhetin e shtetit dhe të bashkive. Pasi morëm bonusin, pasi mashtruam dhe falsifikuam dokumentet për mbledhjen e qeverisë së 7 dhjetorit, tani na dalin gati 220 milion euro, të cilat do ti paguajnë shqiptarët, pa llogaritur se ç’do të paguajnë më vonë. Mos u shqetësoni për këtë. Ju lutem durim!
Aferë korruptive, me një skemë mafioze
Ministria e Financave i kthen përgjigje Ministrisë së Mjedisit ku i thotë se në relacionin e mëparshëm kishte marrë garanci që nuk do të ketë asnjë efekt në buxhetin e shtetit.
Kryemadhi: Përsëri z. Ahmetaj i kthen përgjigje me këtë shkresë, ku ju lutem ndalojmë pak këtu! Është treguar pak xhentil, për hir të së vërtetës, nuk i ka treguar që keni gënjyer dhe falsifikuar në relacionin e mbledhjes së qeverisë, por thotë: Vetë procedura koncesionare nëse do të ketë një ofertues fitues, pra jeni shprehur ju në projekt-aktin e mbledhjes së qeverisë, këto janë me dokumente, janë të faktuara dhe këtu nuk është asgjë e montuar. Kjo është çdo gjë e sqaruar dhe e faktuar me vulë e me firmë.
Projekt-aktit të paragrafit të fundit të pikës 9 jeni shprehur se vetë procedura koncesionare, nëse do trë ketë një ofertues – fitues dhe një kontratë të lidhur, nuk do të ketë efekte shtesë në buxhetin e shtetit, pasi kemi të bëjmë me një investim privat, madje buxhetit të shtetit do ti shtohet edhe vlera koncesionare. Pra, do të thotë që ky jo vetëm që s’do të merrte para nga shteti, por do ti jepte para shtetit shqiptar. Përsa më sipër do të kërkonin argumente dhe sqarim përkatëse lidhur me këtë kontradiktë të konstatuar. Pra, fjala kontradiktë, shqip dhe troç do të ishte, me këtë mashtrim të konstatuar.
Pra, këto që thamë deri tani janë arsyet ligjore dhe financiare se përse ky projekt nuk duhet të zhvillohej dhe vërteton që është qartas një aferë korruptive, me një skemë mafioze. Përsëri z. Lefter Koka vazhdon me një vullnet të paparë për të dërguar letër më datë 1 shkurt të 2017-s Ministrisë së Financave për miratimin financiar të këtij studimi fizibiliteti, ku të mos harrojmë që kërkon pjesën e pagesës për mbetjet dhe tashmë e ndërron, kalon që do ta paguajnë bashkitë e qarkut të Tiranës, pra nuk kërkon më nga buxheti i shtetit.
Përsëri z. Ahmetaj i kthen përgjigje me këtë shkresë, ku ju lutem ndalojmë pak këtu! Është treguar pak xhentil, për hir të së vërtetës, nuk i ka treguar që keni gënjyer dhe falsifikuar në relacionin e mbledhjes së qeverisë, por thotë: Vetë procedura koncesionare nëse do të ketë një ofertues fitues, pra jeni shprehur ju në projekt-aktin e mbledhjes së qeverisë, këto janë me dokumente, janë të faktuara dhe këtu nuk është asgjë e montuar. Kjo është çdo gjë e sqaruar dhe e faktuar me vulë e me firmë.
Projekt-aktit të paragrafit të fundit të pikës 9 jeni shprehur se vetë procedura koncesionare, nëse do trë ketë një ofertues – fitues dhe një kontratë të lidhur, nuk do të ketë efekte shtesë në buxhetin e shtetit, pasi kemi të bëjmë me një investim privat, madje buxhetit të shtetit do ti shtohet edhe vlera koncesionare. Pra, do të thotë që ky jo vetëm që s’do të merrte para nga shteti, por do ti jepte para shtetit shqiptar. Përsa më sipër do të kërkonin argumente dhe sqarim përkatëse lidhur me këtë kontradiktë të konstatuar. Pra, fjala kontradiktë, shqip dhe troç do të ishte, me këtë mashtrim të konstatuar.
Pra, këto që thamë deri tani janë arsyet ligjore dhe financiare se përse ky projekt nuk duhet të zhvillohej dhe vërteton që është qartas një aferë korruptive, me një skemë mafioze. Përsëri z. Lefter Koka vazhdon me një vullnet të paparë për të dërguar letër më datë 1 shkurt të 2017-s Ministrisë së Financave për miratimin financiar të këtij studimi fizibiliteti, ku të mos harrojmë që kërkon pjesën e pagesës për mbetjet dhe tashmë e ndërron, kalon që do ta paguajnë bashkitë e qarkut të Tiranës, pra nuk kërkon më nga buxheti i shtetit./Ora News/