Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq ka deklaruar se po qe se nuk ka kushte financiare për të paguar pagat dhe shërbimet e tjera në Afganistan, gjatë stinës së dimrit mund të krijohet një krizë e madhe humanitare në shtetin e Lindjes së Mesme.
Drejtoria rajonale e Kryqit të Kuq ka bërë të ditur se Afganistani pritet të hyjë në muajt shumë të vështirë me uljen e temperaturave dhe me shfaqjen e mungesës së madhe të ushqimit, shkaktuar nga thatësia dhe varfëria.
Gjendje e vështirë është parashikuar edhe për shërbimet shëndetësore, sidomos në zonat rurale.
Ndërkohë, gjatë të enjtes, një protestë e grave është ndalur nga të shtënat e talebanëve në Kabul. Kryqi i Kuq ka bërë thirrje për 38 milionë dollarë ndihma me qëllim që të lehtësohet kriza e madhe në Afganistan.
Thirrja për ndihmë është bërë vetëm një ditë pasi Kombet e Bashkuara u kërkuan donatorëve 606 milionë dollarë si ndihmë për 11 milionë afganët gjatë pjesës së mbetur të vitit.

