Kryqi i Kuq kritikon nacionalizmin vaksinës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryqi i Kuq kërkoi sot që vaksinat e ardhshme kundër koronavirusit të ri nuk duhet të përdoren vetëm në vendet ku janë zbuluar, një thirrje kjo e mbvshtetur edhe nga OKB-ja.

“Ne duhet të luftojmë kundër atij që sot quhet nacionalizëm vaksinimi”, tha Emanuele Capobianco, drejtor i Shëndetësisë në Federatën Ndërkombëtare të Shoqërive të Kryqit të Kuq (FIRC).

Ai paralajmëroi se pa një angazhim të qartë ndërkombëtar në favor të solidaritetit global, disa vende mund të mos jenë në gjendje të plotësojnë nevojat e popullatës së tyre përsa i përket vaksinave, në muajt e ardhshëm.

Gara për vaksina dhe trajtime ka mobilizuar kompani të mëdha farmaceutike anembanë botës.

Sipas Capobianco-s, derisa laboratorët të arrijnë në këtë pikë, është e rëndësishme që vendet të investojnë në kapacitetet e ardhshme të prodhimit dhe shpërndarjes së këtyre vaksinave për të gjithë.

Share This Article