Kthehen në Kosovë 39 persona, vendosen në karantinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se sot herët në mëngjes kanë kthyer në atdhe 39 qytetarë të Kosovës.

“Sot herët në mëngjes kthyem në atdhe 39 qytetarë të Kosovës, të ngujuar jashtë; fëmijë, të moshuar, gra e burra. Dje kthyem ekipin Kombëtar të Boksit. Të gjithë do të vendosen në karantinë 14 ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook, transmeton Koha.

Lexo edhe: Qytetarëve të mbetur jashtë Kosovës do t’iu mundësohet ardhja

Abdixhiku shkruan se “Kthimi i qytetarëve të evidentuar nga ambasadat tona jashtë, në mënyrë të kujdesshme, të organizuar e pa rrezik për qytetarët këtu – do të vazhdojë”.

“Këtë punë do ta bëjmë dhe zhvillimet tjera s’janë brenga e jona tani. E falënderoj Ministrin Quni dhe Ushtrinë e Kosovës që menjëherë dhe me profesionalizëm po na ndihmojnë. Qytetarët e ngujuar jashtë, që në urgjencë duan të kthehen në Kosovë, duhet të vazhdojnë të kontaktojnë ambasadat tona. Secili i kthyer do të vendoset në Konvikte për 14 ditë”, përfundon Abdixhiku.

LEXO EDHE: Qendra e Studentëve në Prishtinë shndërrohet në hapësirë karantine

Share This Article