Kthehet në atdhe grupi i ushtarakëve shqiptarë nga misioni në Kabul

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kontingjenti VI paqeruajtës i batalionit të Forcave Speciale dhe Kontingjenti XIII paqeruajtës i batalionit të dytë të këmbësorisë, të cilët morën pjesë në një mision në Kabul janë kthyer mbrëmjen e djeshme në atdhe.

Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cila ndau foto nga pritja e tyre në aeroport.

“Mirëseerdhët në atdhe! Kthehet Kontingjenti VI paqeruajtës i batalionit të Forcave Speciale dhe Kontingjenti XIII paqeruajtës i batalionit të dytë të këmbësorisë që morën pjesë në misionin “Resolute Support Mission” në Kabul, Afganistan”, tha Peleshi.

Shqipëria po vijon të kontribuojë me misione paqeruajtëse në kuadër të NATO-s./ATSH/

Share This Article