Pas Dua Lipës, një numër i madh artistësh shqiptarë i janë bashkuar thirrjes për vendosjen e Kosovës në hartë. Peticioni drejtuar kompanisë së njohur Apple, vjen pasi kufijtë e Kosovës nuk ekzistojnë në hartën e tyre, duke bërë që Kosova të jetë pjesë e Serbisë sipas hartës.
Pas Duas, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Rita Orës, e cila e ka publikuar foton në llogarinë e saj në Instagram dhe ka etiketuar profilin zyrtar të Apple në këtë rrjet social.
Por jehona në mesin e artistëve vijon, pasi edhe Gjiko, Capital T apo Melinda Ademi kanë bërë thirrje për nënshkrimin e peticionit.
“Kosova ekziston dhe duhet të respektohet”, ka qenë reagimi i këngëtares Melinda Ademi.



