Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the svp domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /var/www/wptbox/wp-includes/functions.php on line 6121
Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd < ALB UK News

ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Princi William ushtroi presion ndaj Mbretëreshës Elizabeth? Dyshohet se i kërkoi të ndërhynte në referendumin e pavarësisë së Skocisë 3 hours ago
Yamal dhe Nicki Nicole ndahen pas 13 ditësh? Në Spanjë flasin për lajmin e bujshëm: Artistja argjentinase lë yllin e Barcelonës për lojtarin e… Realit 3 hours ago
Informoi BIA-n serbe dhe rrezikoi sigurinë e Kosovës, aktakuzë ndaj zyrtares së OSBE-së 3 hours ago
Celine Dion nuk dorëzohet, këngëtarja premton rikthim spektakolar 3 hours ago
1 milion euro fitime të padeklaruara dhe 27 lloje medikamentesh të skaduara/ Arrestohet administratori i spitalit privat, shpallen në kërkim dy aksionerët 4 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Technologji

Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd

albnews by albnews
30 June, 2025
in Technologji
0
Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Për herë të parë, studentët në Serbi kanë shprehur qartë qëndrimin e tyre ndaj politikës së jashtme të Serbisë, raportit me Kosovën dhe çështjes së popullit serb në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Studentët, që prej shtatë muajsh i bllokojnë fakultetet në qytete të ndryshme të Serbisë, në protestën e mbajtur më 28 qershor në Beograd, u deklaruan në mbështetje të integritetit territorial dhe neutralitetit ushtarak të Serbisë.

RelatedPosts

SHBA/ Pas vetëvra*jes së 16-vjeçarit, OpenAI shton mjete kontrolli prindëror tek ChatGPT

Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç, raporti paralajmëron rreziqet: Saktësia…

Ministri i Jashtëm gjerman: Kroacia, rol kyç për të përshpejtuar anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor

“Politika e jashtme duhet të bazohet në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, Kushtetutës, neutralitetit ushtarak dhe mbrojtjes së popullit serb në Kosovë dhe Metohi, si dhe në rajon”, tha një përfaqësuese e studentëve në protestë, e cila lexoi programin e lëvizjes studentore, pa u prezantuar me emër.

Studentët shpesh nuk janë prezantuar gjatë protestave, qoftë për arsye sigurie apo, siç kanë deklaruar, sepse “veprojnë në emër të të gjithë studentëve”.

Qëndrimi për Kosovën është renditur si pika e gjashtë dhe e fundit e programit, ku përfshihen edhe kërkesat për luftën kundër korrupsionit, reforma në arsim dhe shëndetësi, si dhe forcimi i shtetit të së drejtës.

Historiani Dragan Popoviq, i tha Radios Evropa e Lirë se mesazhet e studentëve janë “pasqyrë e botës që ne ua kemi lënë atyre”.

“Ata vetëm përsëritën atë që kanë dëgjuar në publik, në familjet e tyre, në mediat kryesore. Këto janë mesazhet që dominojnë në shoqërinë tonë dhe ky nuk është faji i tyre”, tha Popoviq.

Sipas tij, studentët “po përpiqen të jenë sa më afër qëndrimeve të shumicës — të përfshijnë të djathtën dhe të majtën”.

Gjatë këtyre shtatë muajve, ata kanë kërkuar personalisht mbështetje nga zyrtarët evropianë në Strasburg dhe Bruksel, duke i informuar për kërkesat e tyre. Megjithatë, në protestën e së shtunës dominuan mesazhet me ngjyrim kombëtar.

Kush foli në protestë?

Një nga folësit ishte profesori universitar, Millo Llompar, i njohur për qëndrimet e tij të krahut të djathtë, i cili së fundmi ka marrë vëmendje për pjesëmarrjen në promovimin e një libri të Radovan Karaxhiqit, i dënuar për krime lufte.

Në fjalimin e tij, Llompar tha se “në Kushtetutën e Serbisë, Kosova dhe Metohia janë pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, duke përmendur edhe mbrojtjen e sovranitetit të Republikës Sërpska, të serbëve në Mal të Zi, si dhe të të drejtave të serbëve në Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut.

“Liria e brendshme nënkupton të jesh qytetar, të jesh tolerant në aspektin fetar, solidar me të gjithë, të respektosh ligjin, e kjo do të thotë të respektosh Kushtetutën. E në Kushtetutë, Kosova dhe Metohia janë pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, deklaroi ai.

Kosova është e përfshirë në preambulën e Kushtetutës së Serbisë, të vitit 2006. Dy vjet më vonë, Kosova shpalli pavarësinë, e njohur deri më sot nga mbi 100 shtete, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Serbia, nga ana tjetër, vazhdon ta konsiderojë Kosovën si krahinë autonome të saj.

Llompar vlerësoi se kërkesat e studentëve për funksionimin e institucioneve janë “forma më e sinqertë e betejës për Kosovën”.

Gjatë fjalimit të tij, turma brohoriti “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa pas protestës, kur ndodhën përleshjet mes demonstruesve dhe policisë në qendër të Beogradit, u dëgjuan edhe thirrje ndaj policëve: “Shkoni në Kosovë!”.

Në protestë dominonin flamujt e Serbisë, por edhe disa me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim” mbi hartën e Kosovës të ngjyrosur me ngjyrat e flamurit serb.

“Fatkeqësisht është e vërtetë që protestat, të paktën pjesërisht, po zhvendosen kah e djathta, jo pse këtë e duan të gjithë, por sepse shoqëria është e tillë”, vlerëson Naim Leo Beshiri nga Instituti për Çështje Evropiane në Beograd.

Kush e mbështeti protestën pro-qeveritare?

Po të njëjtën ditë kur studentët organizuan protestën, përpara Kuvendit të Serbisë u mbajt edhe një tubim i organizuar nga “studentët që duan të mësojnë” — një grup që mbështet hapur pushtetin — ndërsa organizimi u përshkrua si “mbrëmje letrare”.

Kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS) njëherësh ish-kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, publikoi një fotografi në Instagram me përfaqësues të veteranëve të ushtrisë dhe policisë përpara Kuvendit të Serbisë.

“Krenohem me veteranët serbë që e kanë mbrojtur atdheun aty ku është dashur dhe kur ka qenë më e vështirë”, shkroi Vuçeviq, i veshur me një bluzë me portretin e Millosh Obiliqit.

Pranë tij, në fotografi, qëndronte edhe ish-komandanti i Njësisë së Xhandarmërisë, Goran Radosavljeviq – Guri, i lidhur me vrasjen e vëllezërve Bytyqi në Kosovë, për çka Departamenti i Shtetit i SHBA-së i ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

Veteranët ishin të pranishëm edhe në protestën e studentëve.

Njëri nga folësit ishte veterani i luftës në Kosovë, Nenad Staniq, i cili tha se veteranët “janë këtu, pranë këtyre të rinjve që janë të vetmit që na kanë pranuar”.

Veteranët serbë — pjesëmarrës të luftërave në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë — janë të përçarë në disa shoqata, ndërsa ankesat e tyre ndaj shtetit janë të vazhdueshme.

Që kur disa grupe të veteranëve u janë bashkuar protestave, pushteti dhe presidenti, Aleksandar Vuçiq, kanë vënë në dyshim pjesëmarrjen e tyre në luftë. Deri më tani, autoritetet nuk kanë publikuar asnjë të dhënë zyrtare mbi numrin e veteranëve të regjistruar.

Mes folësve në tubimin pro-qeveritar, i cili u mbajt në të njëjtën kohë me protestën e studentëve, ishte edhe Dragosllav Bokan, aktualisht kryetar i Bordit Drejtues të Teatrit Kombëtar në Beograd dhe themelues i ish-njësisë paramilitare “Shqiponjat e Bardha”, e njohur për mizoritë gjatë luftërave në Bosnjë dhe Kroaci.

Bokan nuk është ndjekur penalisht, por sot është një nga mbështetësit më të zëshëm të Vuçiqit në opinion.

Të dyja tubimet u mbajtën më 28 qershor — Ditën e Vidovdanit, një festë fetare dhe shtetërore që lidhet me betejën mesjetare të Kosovës.

Nga kjo betejë ka lindur miti nacionalist serb, i cili në shekullin XIX frymëzoi luftën për pavarësi nga Perandoria Osmane, ndërsa në vitet ‘90 u kthye në bazë ideologjike të forcave nacionaliste që, sipas vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, janë përgjegjëse për krimet më të rënda të luftës, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë.

Kush garon për statusin e “mbrojtësit”?

Naim Leo Beshiri thotë për Radion Evropa e Lirë se “është shqetësuese që sot si pushteti, ashtu edhe opozita, si studentët ashtu edhe qytetarët, po përpiqen të pozicionohen si “‘mbrojtësit’ e vërtetë të Serbisë, Kushtetutës dhe identitetit”.

“Në këtë garë, të gjithë e përdorin gjuhën e nacionalizmit, çka vetëm sa e shtyn edhe më tej mundësinë për ta bashkuar shoqërinë rreth vlerave progresive: barazisë, drejtësisë sociale dhe rrugës drejt Evropës”, shton ai.

Zyrtarët më të lartë të shtetit, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiq, muajt e fundit i kanë akuzuar studentët dhe të gjithë ata që i kanë mbështetur — nga profesorët, avokatët, aktorët e deri te bujqit — se po punojnë për rrëzimin e shtetit.

Përfaqësuesit e pushtetit i kanë quajtur protestat “përpjekje për revolucion me ngjyra”, term që përdoret për rrëzimin e regjimeve autoritare në ish-republikat sovjetike.

Studentët i kanë hedhur poshtë këto akuza. Historiani Popoviq e shpjegon këtë, pjesërisht, me përpjekjen e tyre për t’i “rrëmbyer” simbolet shtetërore nga pushteti, i cili e paraqet veten si i vetmi “patriot” që “e do vendin”.

“Këtu sundon rregulli që për ta mundur pushtetin duhet ta mundësh në fushën e tij — t’i marrësh simbolet që pushteti i ka bërë të vetat dhe t’iu japësh një kuptim tjetër”, shpjegon Popoviq.

Sipas tij, studentët e kanë arritur në masë të madhe këtë.

“Asnjëherë më parë nuk ka pasur më shumë njerëz të mbledhur nën flamurin serb, përfshirë edhe boshnjakët e Sanxhakut, sesa gjatë këtyre protestave studentore”, thotë Popoviq.

Në protestën studentore të mbajtur në prill në Novi Pazar, qytet me shumicë boshnjake, ishin të lejuar vetëm flamujt e Serbisë. Në atë protestë, studentët bënë thirrje për paqe dhe unitet.

Sipas Beshirit, “nacionalizmi në Serbi prej dekadash funksionon si mekanizëm për të shmangur vëmendjen nga korrupsioni, varfëria dhe represioni institucional”.

“Ai relativizon krimet, mohon përgjegjësinë, prodhon ndasi dhe dekurajon mendimin kritik. Pasojat e tij janë të thella: pakicat margjinalizohen, opozita demonizohet dhe qytetarët bëhen pasivë”, thotë Beshiri.

Protestat nisën në nëntor të vitit të kaluar, pas tragjedisë në Novi Sad, ku 16 persona humbën jetën nga shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor që sapo ishte rinovuar.

Motivi kryesor i protestës ishte lufta kundër korrupsionit. Pas gjashtë muajsh, për shkak të, siç pretendojnë studentët, mosplotësimit të kërkesave — diçka që pushteti e mohon — ata shtuan edhe një kërkesë kyçe: shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

As kjo kërkesë nuk u plotësua. Sipas presidentit Vuçiq, zgjedhjet mund të mbahen gjatë 18 muajve të ardhshëm./ REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Princi William ushtroi presion ndaj Mbretëreshës Elizabeth? Dyshohet se i kërkoi të ndërhynte në referendumin e pavarësisë së Skocisë

Princi William ushtroi presion ndaj Mbretëreshës Elizabeth? Dyshohet se i kërkoi të ndërhynte në referendumin e pavarësisë së Skocisë

4 September, 2025
Yamal dhe Nicki Nicole ndahen pas 13 ditësh? Në Spanjë flasin për lajmin e bujshëm: Artistja argjentinase lë yllin e Barcelonës për lojtarin e… Realit

Yamal dhe Nicki Nicole ndahen pas 13 ditësh? Në Spanjë flasin për lajmin e bujshëm: Artistja argjentinase lë yllin e Barcelonës për lojtarin e… Realit

4 September, 2025
Informoi BIA-n serbe dhe rrezikoi sigurinë e Kosovës, aktakuzë ndaj zyrtares së OSBE-së

Informoi BIA-n serbe dhe rrezikoi sigurinë e Kosovës, aktakuzë ndaj zyrtares së OSBE-së

4 September, 2025
Celine Dion nuk dorëzohet, këngëtarja premton rikthim spektakolar

Celine Dion nuk dorëzohet, këngëtarja premton rikthim spektakolar

4 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result